Një valë e dytë e korona virusit edhe më vdékjeprurëse do “të gódasë Evropën këtë dimër”. Paralajmërimi vjen nga zyrtari më i lartë i OBSH-së për Evropën i cili thotë se góditja e dytë mund të përkojë me shpërthimet e sëmundjeve të tjera infektive.
Në një intervistë për Telegrafin britanik, Dr Hans Kluge, drejtor për rajonin evropian në OBSH, dha një paralajmërim të fortë për vendet që fillojnë të lehtësojnë kufizimet e tyre, duke thënë se tani është “koha për përgatitje, jo festime”.
“Vendet evropiane duhet të kujdesen për një valë të dytë vdékjeprurëse të infeksionit nga korona virusi sepse pandemia nuk ka mbaruar”, tha zyrtari.
Dr Kluge theksoi se, pasi numri i rasteve të Covid-19 në vende si Britania e Madhe, Franca dhe Italia kishte filluar të binte, nuk do të thoshte se pandemia ishte në përfundim.
Shtetet tha ai duhet të përdorin periudhën aktuale për të ndërtuar kapacitete në spitale dhe për të forcuar sistemin e shëndetësisë.
“Singapori dhe Japonia e kuptuan që herët se kjo nuk është një kohë për të festuar, është një kohë për përgatitje. Kjo është ajo që po bëjnë vendet skandinave – ata nuk përjashtojnë një valë të dytë, por shpresojnë se ajo do të lokalizohet dhe ata mund të hidhen mbi të shpejt.
Unë jam shumë i shqetësuar për një valë të dyfishtë – në vjeshtë, ne mund të kemi një valë të dytë të Covid dhe një tjetër të gripit sezonal ose fruthi. Dy vjet më parë kemi pasur 500,000 fëmijë të cilët nuk morën vaksinën e fruthit”, tha Dr Kluge.