Sapo u mësua se vetëm vlera e pasurive të paluajtshme të ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla është rreth 1 miliardë lekë. Sigurisht, të vjetra. Dhe këtu po flasim për pasuri që ish- shefi i Akuzës i ka deklaruar në emrin e tij. Sepse historia e këtyre 28 viteve na ka mësuar se edhe ish- kryeministra, ish- presidentë e ministra, madje edhe në detyrë aktualisht, shumë pasuri i shënojnë në emra të të tjerëve që janë thjesht “amanetqarë” të tyre.
Bëhet fjalë për pasuri vetëm brenda territorit të vendit, edhe pse të gjithë e dimë tashmë se VIP-at blejnë prona edhe jashtë vendit, siç edhe depozitojnë para apo hapin bisnese në vende off- shore. Sa për të krijuar një ide se çfarë i është sekuestruar Llallës:
Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;
Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;
Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;
Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;
Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;
Të gjitha këto janë rreth 1 miliardë lekë. Më herët kishim mësuar nga agjensi ligjzbatuese shqiptare se disa nga këto prona ishin blerë “badiava” nga ish- kreu i Akuzës shqiptare. Vetëm ky apo edhe VIP-a të tjerë kanë fat të blejnë prona gati falas. Vetëm këta kanë fat që prindërit, vëllezërit, kushurinjtë apo edhe thjesht miqtë, tu falin shtëpi, makina, prona, para, dhurata me vlerën e mijëra eurove.
Kur kemi qënë të vegjël mahniteshim nga një film, ndër të paktët që komunizmi lejonte të hynin në vendin tone nga “bota e huaj kapitaliste”. “Liza në botën e çudirave”, ku siç e thotë edhe titulli, ndodhnin gjëra që në jetën e përditshme as nuk I imagjinoje dot. Por në Shqipërinë e pas 1990, ne kemi pare një film tjetër “Shqiptarët në botën e Adriatik Llallës”.
Ata që më njohin e dinë se nuk kam aspak simpati për “të fortët”, ata që pasurohen me aktivitet kriminal. Por pot ë bësh fare pak “avokatin e djallit”, kjo kategori janë për “t’u puthur e vënë në ballë” përpara kriminelëve të legalizuar që ne I kemi vënë në poste shtetërore të larta, të cilat I paskan “mjelë” shumë mire. E veç kësaj, ne kur jemi përballur me ta apo institucionet që kanë udhëhequr, na kanë “thyer në mes” në të gjitha kuptimet: financiare apo edhe perms burgut.
Ditë pas dite dhe muaj pas muaji, po kuptojmë se në pozicione kyçe që kanë të bëjnë direkt me të sotmen e të ardhmen e fëmijëve tanë, me sigurinë e jetës dhe me këtë palo- drejtësi, paskemi patur kriminelë. Po, po, kriminelë! Ndoshta nuk na kanë kërcënuar apo vrarë me pistoletë, porn a kanë rrënuar deri në atë pike sa vështirë të ringrihemi. Si shtet, si qytetarë!
Jam I sigurtë se Adriatik Llallës nuk do ti hyjë gjemb në këmbë. Edhe po ja sekuestroi përfundimisht shteti ketë 1 miliardë lekë, është si ti heqësh një qyme në b*th një lypsi që rri përditë në trotuar. Madje edhe më pak se kaq… Sipas gjasave, problemet ekonomike Llalla I ka zgjidhur me “kohë e me vakt” jashtë vendit. Ka shumë mundësi se ka parapërgatitur situatën për ti klasifikuar të gjitha këto sulme si politike. Nuk përjashtohet që tashmë, të ketë edhe mbrojtje nga një vend i huaj që mund ti ketë akorduar azil.
Lalla i vertetë iku, në mënyrën më të turpshme të mundshme. Të kemi kujdes nga këta “llallat” e tjerë, sepse një burrë i mençur që nuk dua t’ia përmend emrin ka thënë: Barku që i polli akoma nuk është shterpëzuar! /Nga Blerti DELIJA/