Herë Aja nga radhët e popullit e herë Jozefina Topalli nga kupola politike, mes këtyre dy karaktereve qëndron personazhi i vërtetë, Rudina Dembacaj. Shumë e angazhuar profesionalisht, Rudinën e shohim në tri destinacione të ndryshme; në skenën e “Dance with me”, në taksinë e “Mos i fol shoferit” dhe në skenën e teatrit në shfaqjen “Boeing”. Për jetën mes kërcimit, teatrit dhe televizionit Rudina rrëfehet për gazetën “Panorama”…
Të shohim të hënave në skenën e “Dance with me”. U përshtate shpejt me skenë, meqenëse u shprehe se nuk të lidhte asgjë me kërcimin?
Më ka pëlqyer gjithmonë kërcimi, edhe pse më duhet shumë punë të kërcej ashtu siç dua.
Cilin do ta konsideroje kërcimin që të ka ngjitur më shumë deri tani, dhe kërcimi i dashurisë që do e provosh me bashkëshortin?
Deri tani kam ndier shumë kërcimin e fundit. Përshtatja e skenës së filmit “Zorro” luajtur nga Catherine Zeta Johnes, duke qenë se e adhuroj si aktore. Kërceva me shumë pasion.
E njihje Iljard Shabën më parë, dhe ka raste kur ndihesh si violonçeli në duart e tij?
Po, e njihja. Është shumë pozitiv. (Qesh) Jo, nuk jam ndier si violinçel.
Ke marrë ndonjë kompliment apo koment nga Fiori Dardha par largimit të saj nga kjo garë?
Po. Takohemi në “Ora News”. Më ka komplimentuar dhe më ka thënë: “Kënaqu!”.
Paralelisht luan në shfaqjen teatrale “Boeing”, cili është roli yt dhe si ndihesh në një skenë teatri?
Teatri është magji. Jam dashuruar me të! Mezi prisja të shkoja në prova, jam ndier e përmbushur duke punuar me regjisorin Kiço Londo dhe me kastin e mrekullueshëm. Ejani në teatër, do të kënaqeni me këtë komedi që do shfaqet në të gjithë Shqipërinë.
Katër aktore femra dhe dy meshkuj në këtë shfaqje, Gentian Zenelaj e Amos Zaharia. Me cilin prej tyre ndjeve atë kiminë e parë në skenë?
Unë njihja pak më shumë Gentian Zenelajn, por gjithsesi është hera e parë që punoj me secilin prej tyre. Jam ndier shumë komode me të gjithë. Është një grup i mrekullueshëm, shkruajmë çdo ditë në Whatsapp.
Mes tyre veçoheni ti dhe Gent Zenelaj pasi vini nga humori. Sa u ngjisin batutat me njëri-tjetrin?
Shumë. Genti ka sy të sinqertë, që në skenë janë mbështetje e madhe. Shpesh mezi kam mbajtur të qeshurën në skenë me të.
Ndërkaq, këtë sezon të shohim në programin tënd “Mos i fol shoferit”. Mund të veçosh klientin më seksi, atë më interesant dhe atë që të rrëfeu sekretin më të madh të jetës?
Nuk i veçoj dot. Unë emisionin “Mos i fol shoferit” nuk e shoh si punë apo si intervistë. Unë kënaqem me të ftuarin.
Dihet tashmë që je e martuar dhe nënë e vajzës Viktoria. Pas një dite pune në taksi, me sa para kthehesh në shtëpi, dhe sa taksohesh nga qeveria qeveria Rama?