“Jugori”, një vepër e shkruar 50 vite më parë nga autori gjerman Reiner Werner Fassbinder, e solli ndryshe trupën e teatrit “Migjeni” të Shkodres këtë fundviti. Regjisori i njohur në Ballkan e më gjërë Dino Mustafiç, pas 2 muajsh prova intensive, ngjiti në skenë veprën ku flitet ashpër për mungesen e gatishmërisë për të pranuar atë që është ndryshe. Në qendër të saj është një refugjat dhe vepra ngjan shumë aktuale edhe sot, pasi me fenomene të tilla po përballet Europa. Regjisori Mustafiç është i kënaqur për mënyrën si aktorët interpretuan në skenë, duke vënë edhe jetën e tyre personale, pra duke e ndjerë veprën.
Drejtoresha e teatrit Rita Gjeka, e cila njëherësh është aktore në këtë pjesë, falenderimet ia adresoi regjisorit, që sipas saj ishte një shkollë me vete puna më të, për të gjithë aktorët.
Ky është një nga projektet më të medha teatrore në Shkodër, me ndërthurjen multimediale, e ku spektatori ndryshe nga herët e tjera, është i përfshirë në këtë pjesë.