Nikol Çabeli me këngën “Vallëzoj”, ka triumfuar në “Junior Fest Albania 2024” që u transmetua në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Çabeli do të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest” që do të mbahet më 16 nëntor në Madrid të Spanjës.
Ndërkaq, çmimi i dytë shkoi për Gjon Gjipalin me këngën “S’ka problem”, ndërsa çmimi i tretë i është akorduar Boris Metajt me “Se jemi ne”.
Juria ka vlerësuar për vokalin më të mirë Eden Danin me kengen “Ti me sjell fat”, ndërsa çmimi inkurajues “Robert Radoja”, iu akordua Ema Dedës me “Hapat”
Çabeli do të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest” që do të zhvillohet më 16 nëntor në Madrid të Spanjës.
“Junior Fest Albania 2024” është një festival mbarëkombëtar për fëmijë që zhvillohet nga RTSH, si përfaqësues dhe anëtar i EBU.