Analisti Lorenc Vangjeli tha se në PD ka të tjera ndarje dhe fragmentarizime. Duke folur mbi zhvillimet në selinë blu, Vangjeli përmendi një çarje mes ish-kryetarit Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeajt, që pretendon se është kryetari real i PD-së.
Po ashtu analisti tha se ka ndarje mes dy personazheve, Alibeaj dhe Bardhi, për shkak të ambicieve personale të secilit.
“Ka një çarje midis z. Alibeaj dhe z.Basha. Z. Alibeaj e konsideron veten kryetar real i PD-së, si njeriu që i vë emrin vulës. Ka edhe një ndarje mes dy personazheve, z.Alibeaj dhe z. Bardhi. Ka një fragmentarizim të mëtejshëm për shkak të ambicieve personale të secilit.