Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas manifestimit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta, që u mbajt mbrëmjen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në një deklaratë nga selia rozë, kreu i qeverisë u shpreh se Presidenti Meta nuk mund të firmosë dekret për shpërndarje parlamenti dhe se ka “çelur një fushatë brenda opozitës”.
“Thash për çfarë do më pyesnit. Presidenti del dhe shpërthen para jush. Sot në Bruksel del një raport që minimalisht duhej ta gëzonte, por që ta hidhëronte në pikën që të rishpërthejë, kjo është në fakt për të qarë pavarësisht që unë qesh, sepse për mua është e pritur dhe jo befasuese.
Presidenti nuk mund të firmosë dekrete të tilla, ndërsa Iliri që sot ka çelur një fushatë brenda opozitës, mund të firmosë dhe një dekret për t’i shpallur luftë SHBA por parlamenti nuk do ta njohë”, tha Rama.