Lideri historik demokrat, Sali Berisha, ka njoftuar zyrtarisht mbajtjen e Foltores së Kamzës të martën në orën 17:00. Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Kulturës. Pavarësisht se ka shpallur edhe datën se kur do të mblidhet Kuvendi Kombëtar, me 11 dhjetor 2021, Berisha duket se do të vijojë turin e “Foltores” së tij.
Njoftim!
Qeveria e Kosovës: Optimizëm për liberalizimin e vizave në pjesën e parë të vitit 2022
Nesër ditën e martë me datën 2 nëntor në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës të Bashkisë së Kamzës do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Kamzës dhe Paskuqanit të marrin pjese. Vetëm të bashkuar fitojmë! Sb