Jo vetem shqiptaret shfrytezojne kamionet per te hyre ne Angli. Ka edhe shtetas te vendeve te tjera qe tentojne te hyjne ilegalisht me kamione ne Shqiperi, prej nga ne shqiptaret duam te ikim. Rasti me i fundit eshte raportuar nga policia e cila ne nje komunikate per mediat shkruan: “Më datë 24.10.2017, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit me skaner në një mjet kamion tip “Ford” me drejtues shtetasin turk E.M, 54 vjeç, banues ne Turqi, janë konstatuar të fshehur në rimorkion e mjetit 6 shtetas afganë. Lidhur me rastin, po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.”. /ShkodraWeb/