Kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën e ministres, Edona Bilali, e cila e ka konsideruar më herët kreun e qeverisë si Zeus. Sipas kreut të qeverisë, deklarata është e shumë viteve më parë dhe siç argumenton Rama ka qenë ironike dhe cinike nga fillimi deri në fund.
Pyetje: Një nga ministret të quan Zeus që po vjen, një ministre tjetër ju quan Skënderbeu…
Rama: Shiko ca të bën media sot dhe rrjetet sociale dhe pasja në disponim e llojeve të budallenjve që sic thoshte Umberto Eco derisa doli internetin i njihte vetëm shtëpia e vet.
Kjo intervistë është dhënë shumë vite më parë. Është e rëndë që edhe ti bën të njëjtën gjë. Ajo është një interviste ironike nga fillimi në fund.
Kjo është një idiotësi. Atë intervistë e ka dhënë shumë vite më parë. Ajo është e gjitha ironike. Unë Edona Bilalin e kam kërkuar ta njoh sepse ishte një person që ishte kritik, ironik dhe cinik me mua. Por kisha dëgjuar fjalë të mira për Edona Bilalin Ta marrësh tani një gjë që e ka thënë para 4 vitesh me ironi dhe të thuash ministrja e Ramës thotë që ky është Zeusi, kjo është e rëndë. Ka shumë injorancë në rrjete dhe dëshirë për të thithur gomarllëqe pa i gëlltitur.
Ndërsa për deklaratat e ish-ministres Milva Ekonomi, e cila ka deklaruar se Rama është një “brand”, kreu i qeverise u shpreh:
“Sa për “brandin” ti mos ji xheloz, jam në eksportin e një Shqipëria dinjitoze, e një Shqipërie kryeministri i të cilës i sheh të gjithë në sy dhe e shohin në sy. E kam thënë që ditën e parë që unë jam kryeministri i një vendi të vogël. Nuk e pranoj kurrë që Shqipëria të mos respektohet. Kjo është arsyeja pse ata rreth e rrotull i kam miq”, tha Rama ne Opinion.