64 mijë turistë kanë vizituar Kalanë e Rozafës në Shkodër përgjatë periudhës së vitit që kemi lënë pas.
20 mijë prej tyre kanë qenë të huaj, ndërsa mbizotërojnë turistë francezë që vizitojnë historinë e Kalasë Rozafa. Nuk mungojnë edhe vizitorë që vijnë nga vende të tjera si Polonia, Çekia e më gjerë.
Sipas drejtores së Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Majlinda Laçaj, për fat të mirë trendi i shtimit të vizitorëve është vetëm në rritje.
Laçaj tha se ka patur një promovim të shtuar, ndërsa nuk mungoj edhe turistë që vijnë edhe nga vendet e perëndimit të Evropës dhe jo vetëm.
Kalaja e Rozafës vijon të mbetet destinacioni kryesor në Shkodër, por edhe në veriun e Shqipërisë. Fal historisë dhe investimeve në vitet e fundit edhe në biletarinë elektronike, rritja ka dhënë efektet e saj pozitive. /StarPlus TV/