Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, në një dalje për mediat komentoi vendimin e gjykatës që njohu kuvendin e 11 dhjetorit. Ai e cilësoi vendimin në nivelin e një skandali.
“Jemi njohur nga mediat menjë vendim që ka marrë gjykata e Tiranës nga gjyqtari Zhukri. Në njohuritë e mia dhe të kujtdo se si zhvillohen gjyqet, është vendim në nivelet e skandalit. Gjyqtari vetë ka deklaruar njohjet e veta.
Partia Demokratike ka bërë ankim për regjistrimin e vendimeve të datës 18 Dhjetor. Ne kemi bërë një ankim për regjistrimin e Kuvendit të Partisë Demokratike. Çështja është në apel. Gjyqtari i sotëm nuk ka pasur dosje dhe as prova.
Po sqaron procesin ligjor dhe faktik. Gjyqtari ka marrë vendim pa dosje dhe prova. Dhe e dyta pa pasur palë. Duhet të ishim edhe ne si palë në seancë. Lind detyrimi të paraqes kallëzim për shpërdoim detyre për gjyqtarin që e kam autorizuar. Vendimi i sotëm është një vendim që ne do ushtrojmë ankim.”, ka thënë Alibeaj.