Dy pronarë hotelesh u kallëzuan në prokurorinë e Shkodrës, pasi në bizneset e tyre u konstatuan ndërhyrje në matësat e energjisë elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shkodër thotë se pas kontrolleve të kryera në Velipojë, u konstatuan parregullsi në dy hotele, e për këtë arsye u kallëzuan pronarët. Hotelet ndodhen nën në zonën e plazhit Pulaj. Dy biznesmenët G. V. dhe N. K. janë shoqëruar nga policia për në komisarit me akuzën e ndërhyrjes në matës duke manipuluar të dhënat e konsumit. OSHEE thotë se aksioni vijon ende.