Nje shtetas 21- vjecar nga Shkodra dyshohet se ka kryer veprime te turpshme me vajzen e dajes se vet. Ngjarja ne fjale ka ndodhur para dy muajve, por policia eshte vene ne levizje vetem tani dhe pas kallezimit te vajzes e cila eshte vetem 12- vjece. Sipas komunikates se policise se Shkodres: “Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.D, vjeç 21, banues në Shkodër, pasi dyshohet se para dy muajsh, ka kryer veprime të turpshme me vajzën e dajës, vjeç 12, banuese në Shkodër, e cila ka bërë kallëzim”. Per arsye qe nuk kuptohen, edhe ky informacion eshte mbajtur jashte vemendjes se mediave vendore. /ShkodraWeb/