Kolegji i Posaçëm i Apelimit nis shqyrtimin gjyqësor të ankimit të bërë nga Komisioneri Publik për vendimin e konfirmimit të kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorin. Në seancën e sotme, KP, argumenton se nuk ndan të njëjtin mendim në lidhje me arsyetimin ligjor për justifikimin e pasurisë, bërë nga KPK.
Në ankimin e Komisionerit renditen si problem pasaktësisë në deklarim për burimet dhe vlerën e blerjes për apartamentin, zyrën dhe një bibliotekë. Për apartamentin, në deklaratën e 2003 është deklaruar 7 mln e 400 mijë lekë. Në atë veting, është deklaruar 5 milionë lekë.