Prokurori i Apelit në Shkodër, Arben Dollapaj, ka kaluar me sukses procesin e Vettingut. Në seancën e sotme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka dhënë vendimin për Dollapajn, për të cilin ka vendosur konfirmimin në detyrë. Trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, vendosi konfirmimin e tij, ndërkohë që në seancën dëgjimore të zhvilluar më 3 gusht, rezultoi nga hetimet e KPK-së dhe raportet e ILDKPI-së, prokurori Dollapaj është i pastër.