Elhaida Dani është një nga këngëtaret më të mira dhe të suksesshme shqiptare të momentit. Por si e sheh ajo veten, pas 10 vitesh. Synimi i saj është të ketë një karrierë të realizuar dhe sigurisht ka shumë plane në mendjen e saj.
Megjithatë për të kryesore mbetet familja. E teksa ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, Elhaida Dani na tregoi se në planet e saj është edhe martesa. Ajo u shpreh se dëshiron të veshë fustanin e bardhë dhe ka një ide në mendjen e saj, por për këtë, sipas saj, nuk i dihet asnjëherë ndaj vendosi që “disa gjëra ti mbajë për vete”.
“Pas 10 vitesh do jem duke pushuar pak, të mos jem në udhëtim gjatë gjithë kohës, te jem me familjen time, të bëj pushime se na ka marrë malli. Kështu e imagjinoj veten time, me një karrierë të realizuar. Po familja kryesore.
Eci me plane në këtë drejtim, absolutisht në çdo drejtim eci me plane, jam një vajzë që planifikoj shumë, që e vogël. Por çfarë më ka treguar kjo gjë është që kur unë isha 16 vjeçe, synoja të isha me fustanin e bardhë 21 vjeçe, kështu që janë disa plane që me kohën, jetën, udhëtimin që ti merr bëhen më konkrete dhe e kupton vërtetë se çfarë do.
Në këto momente, le të themi që jam në atë pikë që kam shumë qëllime, pikësynime në karrierë për të realizuar. Sigurisht, e shoh veten me fustanin e bardhë, sigurisht kam një ide në mendjen time, por që nuk i dihet asnjëherë, do i mbaj për vete disa gjëra”, u shpreh këngëtarja.