Kur flet per mundjen shkodrane, kurrsesi nuk mund te anashkalosh nje nga emrat me te medhenj te saj, Eljaz Gurin. Njeriun i cili pikerisht sot ka ditelindjen. Ai feston 73 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, i urojmë atij edhe 100 vite te tjera te lumtura.
Eljaz Guri ka lindur me 9 shkurt 1948 ne Shtoj te Ri te Shkodres. Me sportin do te lidhej shume heret. Fillimisht merret me sportin e atletikës (në dhjetë garësh), që kur ishte nxënës në shkollën 7-vjeçare të Vrakës, me trajner Injac Lacukun, i cili në atë kohë ishte mësues i edukimit fizik.
Atletikën nuk do ta vazhdnte më shumë se një vit dhe shkak për këtë gjë u bë tranieri i mundjes se “Vllaznisë”, Sul Rama, i cili teksa e shikonte përditë duke pritur disa nga shokët e tij që stërviteshin aty (si Dushan Vaso, Naim Pepa, Halil Gëlqerja etj), e thirri dhe e ftoi që të futej në sportin e mundjes.
Në vitin 1962 fillon stërvitjen për herë të parë me të rinjtë e “Vllaznisë”, ndërsa një vit më vonë ka fituar të gjitha ndeshjet, duke dalë në finale me Halil Stojkun e Dinamos, i cili ishte kampion absolut prej katër vjetësh.
Ai e mundi me pikë dhe Eljazi zuri vendin e dytë në takimet që u zhvilluan në këndin e lojrave “Spartak” të Shkodrës, ku pati një përkrahje të jashtëzakonëshme nga qindra e qindra tifozë që ndoqën me interes të madh ato takime. Pas këtyre rezultateve, iu akordua një trajtim ushqimor special, si sportist me perspektivë dhe në dy kampionatet e ardhshme që u zhvilluan në Korçë, zuri vend të parë.
Në moshën 19-vjeçare, kaloi me ekipin e të rriturve të “Vllaznisë” me trajner të mirënjohurin, Qazim Elbasani dhe në kampionatin e parë që mori pjesë zuri vëndin e dytë. U ndesh me Asim Omurin e SportKlub Tiranës, të cilin edhe pse ishte “Mjeshtër Sporti”, e mundi me tuç. Si përfundim unë zura vendin e dytë, pasi e mundi me pikë, mjeshtri i madh, Eljaz Ahmeti i Partizanit.
Me pas, Luigj Deda do ta merrte ushtar tek Partizani, ne nje dite me te madhin e futbollit, Sabah Bizi. Me ekipin e Partizanit u aktivizua per tre vjet me rradhë, duke dalë kampion absolut dhe duke mundur me tuç disa nga mundësat e njohur si: Mirash Vuksanin e Vllaznisë, Hasan Porovën e Dinamos etj.
Rikthehet ne Shkoder dhe me ekipin e “Vllaznisë” del kampion absolut edhe për tre katër vjet të tjera, duke konkuruar në peshën e rëndë, gjysëm të rëndë dhe të mesme, sipas nevojave që kishte ekipi. Me “Vllazninë” u aktivizua rregullisht deri në vitin 1985, duke dalë herë kampion kombëtar dhe herë në vende të dyta.
Gjate karrieres se tij te shkelqyer, konkurencën me të fortë e ka patur me mundesa te tille si Stefan Gjenerali i Partizanit, Mark Currin, Pirro Kokalarin etj.
Në vitin 1973 ekipi ynë kombëtar mori pjesë në ndeshjet për kampionatin evropian që u zhvillua në Finlandë. Në atë kampionat, pasi Eljaz Guri kaloi tre turet e para me fitore të pastra dhe të padiskutuara dhe më pas i takoi që të ndeshej për vendet nga i treti tek i gjashti me një mundës finlandez.
Sikur ai te mundte finlandezin, gjë e cila ishte më se e mundshme, i takonte të ndeshej në finale për vend të parë dhe të dytë me një mundës rus. Të cilit vetëm dorën po t’i jepte në tapet në fillim të takimit, pra vetëm të paraqitej në ndeshje, ishte automatikisht nënkampion bote pas tij.
Por për shkak se ekipet tona kombëtare të të gjitha sporteve në atë kohë nuk pranonin të ndesheshin me ekipet ruse, amerikane dhe izraelite, shefat e delegacionit tonë sportiv, e udhëzuan trajnerin e Eljaz Gurit që ai ta humbiste ndeshjen me pikë, në mënyrë që të mos ndeshej me rusin. Por kjo gjë duhej bërë me finesë të madhe, pasi po të kuptohej, ekipi merrte dënim të madh nga federata botërore e mundjes. Ne kete menyre, mundesi shkodran e mbylli kete Kampionat Europian duke u renditur ne vendin e gjashte.
Kjo eshte karriera e Mjeshtrit te Merituar te Sportit, e “Mjeshtrit te Madh” Eljaz Guri i cili eshte nje vlere e shtuar e Sportklub Vllaznia, por edhe e Shkodres. /Nga Gjergj KOLA/