Boksieri 23 vjeçar lezhjan Jurgen Uldedaj nominohet në Gjermani për çmimin “Boksieri më i mirë i vitit nga tifozët”. Jurgen Uldedaj është një ndër sportistët shqiptar që ka arritur rezultate të larta, pasi është edhe kampion i dyfishtë i botës në WBC dhe WBO.
Faqja më e madhe gjermane e boksit Boxen1.com ka shpallur garen për çmimin “Boxen 1 Fan Award”, ku mund të votohet për boksierin apo boksieren më të mirë të vitit 2020, nga tifozët.
Në listen e 33 boksierëve dhe boksiereve është nominuar edhe lezhjani Jurgen Uldedaj. Sipas shkrimit të publikuar në faqen Boxen 1. com, votimi është hapur me 22 janar dhe do tē mbyllet me 31 janar 2021, kur do të shpallet edhe boksieri më i mirë dhe boksieria më e mirë e votuar nga tifozët.
Gjithashtu është nominuar për të njëjtin çmim edhe boksieri shqiptar nga Kosova Robin Krasniqi (Haxhi Krasniqi). Kliko dhe voto në linkun e poshtëshënuar! /Nga Lindita KOKAJ/
https://www.boxen1.com/boxen1-fan-award-vote-jetzt-fuer-deinen-boxer-oder-deine-boxerin-53011/