Kryeministri Rama tha sot nga New se në listat e deputetëve të PS për zgjedhjet 2025 do ketë edhe kandidatë nga diaspora, SHBA dhe Europa.
Edi Rama: Ju jeni më të shpejt dhe më të aftë ta lexoni politikën në Shqipëri, sepse juve në mëngjes shkoni në punë të gjithë dhe nuk shkoni në kafe për të filluar punën duke u marrë me punët e të tjerëve.
E dyta juve dini të vlerëson i punën dhe suksesin ndryshe nga shumëkush në Shqipëri që s ta fal kurrë suksesin. E treta juve keni nevojë për Shqipërinë por Shqipëria ka nevojë për ju më shumë seç keni ju nevojë për të. Duhet të bëheni garantë me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje…
Ne kemi hapur një platformë dhe i kemi ftuar të gjithë ata që duan të kandidojnë për deputet, do të zgjedhim edhe ata që shprehin interes nga Amerika. Të jeni të sigurt se në listën e deputeteve për zgjedhjet e ardhshme do të gjeni edhe shqiptarë që janë sot në emigracion. Pastaj ju takon juve ti jepni mbështetjen me votë.