Kristian Shkreli, nënkryetar i Bashkisë Vau Dejës dhe kandidat i PS- së për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit 2023, ka marrë pjesë në një iftar të shtruar për muajin e Ramazanit.
Ka qenë vetë kandidati Shkreli, i cili e ka pasqyruar këtë event në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke e shoqëruar edhe me foto. Shkreli përcjell mesazhin e tij:
“Pata kënaqësinë sonte të marr pjesë në Iftarin e shtruar për besimtarët Muslimanë, në këtë muaj të shejtë Ramazani!
Me zemër urova: Agjërim të lehtë e të pranuar dhe begati në familjet Tuaja! Zoti ju shtoftë mirësitë.”, shkruan kandidati i PS- së për Bashkinë Vau Dejës, Kristian Shkreli.