Një person ka kanosur me vdekje për arsye hakmarrjeje një tjetër banor të fshatit Barbullush në Bashkinë Vau- Dejës. Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi B.K i moshës 30 vjeç ka kanosur për hakmarrje bashkëfshatarin e tij K.D 58. 30 vjeçari është arrestuar nga policia.
Në njoftimin e policisë thuhet: “Më datë 17.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.K, vjeç 30, banues në fshatin Barbullush, pasi në këtë fshat, ka kanosur për hakmarrje, shtetasin K.D, vjeç 58, banues në Barbullush.”.