Kanuni është një traditë që duket sikur ka dalë nga Mesjeta. Por praktikohet akoma në disa rajome të Shqipërisë. Konsiston në marrjen e hakut të një familjari, duke i marrë jetën një personi tjetër. Luigji Pelaca ka takuar persona të përfshirë në këtë fenomen. Kanuni është një ligj moral i tmerrshëm. Konsiston në hakmarrjen e vrasjes së një pjestari të familjes tënde, duke vrarë një pjestar të familjes tjetër. Nuk ka asnjë mundësi shpëtimi, rrethi mbyllet vetëm kur gjaku lahet me gjak.
Kjo nuk ndodh në anën tjetër të botës, por pranë nesh, në disa krahina të Shqipërisë. Luigji Pelaca ka takuar familje, të cilave u është përbetuar hakmarrja. Personat e kërcënuar shpesh janë të rinj, janë të detyruar të jetojnë të ngujuar në shtëpi, nuk mund të dalin as për të shkuar në shkollë, është mësuesi ai që u shkon në shtëpitë e tyre. Në këtë traditë madje, ka edhe “amnisti”, sikur të jetë një ligj i vertetë. Për shembull, nëse personi i kërcënuar ka nevojë të dalë nga shtëpia për të shkuar në spital, ndërmjetësit e dy familjeve bien dakort për një periudhë armëpushimi (bese) për të mundësuar kurimin.
Nga kjo eksperiencë e tmerrshme, ashtu siç na tregon edhe Luigji Pelaca në shërbimin e tij më poshtë, ka një lidhje edhe në Itali. Një person në kushtet e vetëmbrotjes legjitime, ka vrarë një grabitës shqiptar. Familjarët e viktimës janë betuar për hakmarrje. /Marrë nga LeIene.it, përkthyer nga ShkodraWeb/