Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit njofton: “Në orët e para të mengjesit nga ana e GdF Italiane u be i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një Yacht-i me flamur të SH.B.A. (Delaware). Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues.Në ekuipazhin e mjetit lundrues tre shtetas shqiptarë. Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes. Hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare. Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku”. /ShkodraWeb/