Drejtoria Vendore e Policise Vlore njofton: Një tjetër gomone bie në rrjetën e bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Policinë Italiane. Pas aktivizimit të alarmit nga Policia Kufitare e Vlorës dhe Guardia di Finanza në Shqipëri në orët e vona të natës së djeshme ka filluar nê det një operacion antitrafik.
Falë një pune të përbashkët të, Policisë Kufitare, Delta Forcë, D.V.P.Vlorë, QNOD, Rojes Bregdetare shqiptare, NUFROM i Guardia di Finanza dhe Guardia di Finanza në Bari të koordinuar nga njësia ajrore e Frontex u finalizua me sukses ndalimi i një gomoneje, që tentoi të trafikonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në drejtim të Italisë.
Në bordin e gomones janë kapur dhe arrestuar dy skafistë shqiptar me inicialet L.R. vjeç 34 dhe H.D. vjeç 23.
Gjatë ndjekjes dy trafikantët u përpoqën t’i shmangeshin disa herë patrulluesve dhe forcave policore që i ndiqnin duke kryer manovra të rrezikshme në det.
Në fund para se të ndaloheshin dy trafikantët hodhën lëndën narkotike në det, e cila po rekuperohet ku deri tani janë rikuperuar rreth 600 kilogramë Marjiuanë. Ndalimi i gomones u bë në ujërat territoriale italiane. Më pas falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit, QNOD, Rojes Bregdetare, GdF dhe Frontex, u finalizua me sukses operacioni ku u bllokua gomonia me dy skafistët dhe lëndën narkotike. Rezervohen për detaje të tjera për shkak të sekretit hetimor. Vijon rikuperimi i lëndes narkotike. /ShkodraWeb/