Gjatë një kontrolli personal të ushtruar në Lagjen “Dyli Haxhire”, ndaj 38 vjeçarit Xhaferr Deliu policia e Elbasanit i gjeti këtij të fundit materiale që përdoren për bombë artizanale, siç janë tritoli, një kapsolle detonatorë dhe një fitili zjarrpërcjellës.
Ndërsa është bërë menjëherë arrestimi i shtetasit të mësipërm, blutë e Elbasanit bëjnë me dije se materialet që i janë gjetur në xhep janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Këtij të fundit i është gjetur, një pako e mbështjellë me natriban brenda në të cilën ndodhej një sasi prej 33.5 gr lëndë eksplozive e dyshuar me atë të llojit TNT (Tritol) e montuar së bashku me një kapsolle detonatore me gjatësi 2.9 cm si dhe një copë fitili zjarrpërcjellës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.