Një ditë pas arratisjes spektakolare nga burgu i Civitavecchia-s në Romë, kapet njëri nga shqiptarët. Mediat italiane raportojnë se në pranga ka rënë Lekë Luka, 42-vjeçari i cili u arratis një ditë më parë me një tjetër shqiptar Mark Osvaldin 31-vjeç. Mësohet se shqiptari është kapur jo shumë larg burgut nga ku u arratis duke u kacavjerrë në mur.