Mediat në Malin e Zi raportojnë se është kapur një sasi prej 37 kg kokaine, e cila ishte fshehur në një makinë me targa shqiptare.
Operacioni i policisë malazeze u zhvillua në pikën kufitare Debeli Brijeg, thanë burimet policore për gazetën “Vijesti”.
Makina me droga kishte planifikuar që përmes Malit të Zi të hynte në Kroaci.
Ende nuk ka detaje në lidhje me sasinë e drogës dhe nuk bëhet e ditur nëse është arrestuar apo jo ndonjë person.