Policia italiane ka vënë në pranga tre shtetas shqiptarë, një grua dhe dy burra nën akuzën e prostitucionit.
Shqiptarët janë kapur në Pescara dhe ata janë:
Endrit Gjella, 34 vjeç,
Dritan Taco, 23 vjeç,
Anxhela Avdiraj, 20 vjeçe.
Për të akuzuarit është lëshuar një urdhër-arresti nga gjykata pasi trafikonin vajza të reja nga Shqipëria dhe Rumania për prostitucion në Itali.
Grupi drejtohej nga 34-vjeçari dhe ndihmohej nga krahu i djathtë Dritan Taco dhe shoqja e tij Anxhela Avdiraj 20-vjeçe, e arrestuar në Modena, ndonëse jetonte në Maranello, aty ku merrej me pastrime.
Si fillimi i gënjenin vajzat sikur po i merr për qëllime turistike dhe më pas nisnin veprimtarinë e paligjshme, duke përfituar shuma të majme. Një nga tre shqiptarët ka strehuar për disa ditë disa vajza në një ndërtesë publike në Aterit.