Pas lajmit për kapjen e Klement Balilit, kanë ardhur edhe reagimet e dy selive më të rëndësishme në Tiranë. Fillimisht, ka reaguar ambasadori Soreca i BE-së dhe pas tij, ambasada amerikane në Tiranë. Dy selitë përgëzojnë për suksesin e arritur, ndërsa amabasada amerikane pyet: Kush e ka rradhën!
Reagimi i BE
“Fakti që Klement Balili është në burg përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është një prioritet kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE”.
Reagimi i SHBA
“Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE. Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën”.