Të nderuar qytetarë,
Ditën e dielë, dt.25.02.2024, në kuadër të festës së Karnavaleve që ka përfshirë të gjithë qytetin, do të jetë i bllokuar segmenti rrugor nga Sheshi “Demokracia” dëri në Bulevardin “Skendërbeu” nga ora 09:00-19:00.
Ndërkohë përgjatë lëvizjes së karvanit të Karnavaleve do të jetë i bllokuar pjesërisht Sheshi “Papa Gjon Pali II”.
Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë banorëve për bllokimin e lëvizjes në qendër të qytetit, dhe Ju ftojmë të jemi të gjithë bashkë në këtë festë që ka përfshirë qytetin për tre ditë me radhë. Faleminderit. /Njoftim për mediat i Bashkisë Shkodër/