Një natë më parë, në faqen zyrtare të PS Shkodër në Facebook, u publikuan disa foto, sipas të cilave karrike dhe tavolina të njësisë administrative Velipojë, ishin vënë në dispozicion të ngritjes së zyrës elektorale të PD- së në Velipojë. Sipas asaj që shkruhej ishte “një denoncim që na vjen nga banorë të zonës ku zyra elektorale e Seksionit të Njësisë Administrative Velipojë është pajisur me karrige dhe tavolina të zyrave të njësisë vendore, duke shkelur në këtë mënyrë Vendimin 9/2020 të KQZ-së pika c”.
Ndërkohë, ditën e sotme, në faqen zyrtare të PS Shkodër në Facebook, është shfaqur një tjetër postim, sërish për këtë temë, ku shkruhet:
“Helidon, mirë bëtë 👌që na dëgjuat. Ktheni asetet e lëvizshme në zyrat e shtetit se nuk ka kuptim. Ju kemi thënë që nuk na shpëton asgjë. 👀😂😂😂”. Postimi shoqërohet edhe me një foto të një kamioni me disa pajisje. Ndërkohë, nuk ka patur asnjë reagim lidhur me këto postime as nga PD- ja dhe as nga njësia administrative Velipojë.