Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ me shumicë votash kanë rrëzuar kërkesat ankimore të PD dhe të LSI për qarkun Gjirokastrës, duke lënë kështu në fuqi vendimin e komisionerit shtetëror të zgjedhjeve.
“KAS në përfundim të shqyrtimit të shqyrtimit administrativ të ankimit kundër vendimit të Komisionarit shtetëror për miratimin e rezultatit përmbledhës për qarkun Gjirokastër, me shumice votash dhe me vota kundër të Ledio Brahos dhe Elvis Cefës vendosi rrëzimin e kërkesa ankimore 33 të paraqitur nga LSI, rrëzimin e kërkesës ankimore 41 të PD-AN, rrëzimin e kërkesës 52 të paraqitur nga kandidati i pavarur Kreshnik Merxhani. Lënien ne fuqi të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”, tha relatori Braho.