Zv.presidenti i Katalonjës Oriol Junqueras ka reaguar pas vendimit të Madridit për të imponuar sundimin e drejtpërdrejtë të rajonit. Oriol Junqueras, ka thënë se autoritetet spanjolle nuk i lanë asnjë mundësi autoriteteve të rajonit, por vetëm të vazhdojnë me shpalljen e pavarësisë.
“Do të punojmë për ndërtimin e republikës, sepse ne besojmë se ka një mandat demokratik për të krijuar një republikë të tillë. Nuk kemi opsion tjetër”, ka thënë Junqueras, partia e të cilit është në pushtet.
Kujtojmë se kryeministri spanjoll Mariano Rajoy i tha parlamentit të mërkurën se zbatimi i nenit 155 i Kushtetutës është reagimi “i vetëm i mundshëm” për të rivendosur ligjshmërinë e rajonit.