Vllaznia B e trajnerit Ervis Kraja fillon ngjitjen pas një starti aspak të mirë. Shkodranët arritën një fitore të “çmendur” në transfertë teksa përmbysën avantazhin e Erzenit në 1-3. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e shijakasve të cilët kaluan në avantazh në minutën e 45-të me Pashën nga 11-metërshi. Verdhekuqtë përmbysën me Pusin, Markolajn dhe Erkoçeviçin.