Ish-Kryeministri Sali Berisha ka thirrur të hënën pasdite në orën 16:00 një protestë kombëtare në Tiranë. Në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar sot katër arsyet pse ai i ka thirrur qytetarët të protestojnë në të njëjtën ditë që në Shqipëri nis edhe takimi i liderëve që mblidhen në kuadër të projektit të “Ballkanit të Hapur”.
Në arsyet e renditura prej tij, thuhet se nisma “Ballkani i Hapur” “është projekt qe e rrit dhe forcon Serbine dhe planet e Serbise se Madhe andaj nuk duhet lejuar asesi qe te konkretizohet! Edi Rama po behet pjese e ketyre agjendave dhe eshte bere nje kukull e Vucicit, andaj duhet ta ndalim para se te behet vone”.
POSTIMI I PLOTE
Miq, me lejoni qe ne hapesiren per komente te listoj 4 arsye se perse duhet te merrni pjese ne protesten e sotme!
1. Vucic eshte minister i Milloshevicit. Ai akoma nuk ka kerkuar falje per krimet e kryera ndaj shqiptareve nga Serbia dhe vazhdon te ndjek politiken e shefit te tij!
2. Ballkani i Hapur eshte projekt qe e rrit dhe forcon Serbine dhe planet e Serbise se Madhe andaj nuk duhet lejuar asesi qe te konkretizohet!
3. Edi Rama po behet pjese e ketyre agjendave dhe eshte bere nje kukull e Vucicit, andaj duhet ta ndalim para se te behet vone.
4. Kosova ka akoma plage te hapura per te cilat Vucic eshte nga pergjegjesit kryesor. Pervec kesaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptareve te Kosoves ne lufte, andaj nuk eshte i denje qe te pritet ne Tirane e aq me pak qe te bashkepunohet me te.