Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit, Lear Kurti, ditën e djeshme, ku sipas ekspertizës i riu kishte konsumuar disa doza kokainë. Hoxha ka analizuar raportimin duke e cilësuar si propagandë.
“Në një fjali të vetme, katër “arsye shtetërore”, që mjegullojnë të vërtetën dhe “justifikojnë” versionin zyrtar pse humbi jetën Lear Kurti…
Përdorte drogë”. Vuante nga epilepsia”. Ishte i dënuar për vjedhje dhe për drogë”. “Pjesë e grupit të Shullazit”. Mendje me diabolike se kaq nuk mund të gjendet”, shkruan Hoxha në rrjete sociale.
Hoxha ka vijuar më tej, analizën duke kërkuar dhe uke u përpjekur të gjejë fakte në atë çfarë ishte raportuar.
“Meqë këta “korifejtë e fakteve” në media, kanë ca kohë që po shesin moral, se si qeveria sulmohet pa fakte, a mund të na tregonit një fakt të vetëm për lajmin që kanë publikuar?!
Nëse Lear Kurti ishte përdorues droge, nga e dini ju? Nëse Lear Kurti ishte me epilepsi, ku e keni kartelën mjekëore? Nëse Lear Kurti ishte dënuar për vjedhje dhe drogë, ku e keni vendimin e dënimit? Nëse Lear Kurti ishte pjesë e grupit të Shullazit, si e provoni këtë gjë?!!
Të gjitha këto akuza dhe baltë e hedhur ndaj Lear Kurtit, për të sterrosur të kaluaren e tij dhe për të justifikuar përgjegjësinë e pushtetit, u bënë publikisht pa shkuar ende në banesë, arkivoli me trupin e viktimës”, shkruan ndër të tjera Hoxha.
PUBLIKIMI NË FACEBOOK I ARTAN HOXHA
Propaganda????!!!!
Ne nje fjali te vetme, kater “arsye shteterore”, qe mjegullojne te verteten dhe “justifikojne” versionin zyrtar pse humbi jeten Lear Kurti…
Perdorte droge”
Vuante nga epilepsia”
Ishte i denuar per vjedhje dhe per droge”
“Pjese e grupit te Shullazit”….
Mendje me diabolike se kaq nuk mund te gjendet….
Meqe keta “korifejte e fakteve” ne media, kane ca kohe qe po shesin moral, se si qeveria sulmohet pa fakte, a mund te na tregonit nje fakt te vetem per lajmin qe kane publikuar?!
Nese Lear Kurti ishte perdorues droge, nga e dini ju?
Nese Lear Kurti ishte me epilepsi, ku e keni kartelen mjeksore?
Nese Lear Kurti ishte denuar per vjedhje dhe droge, ku e keni vendimin e denimit?
Nese Lear Kurti ishte pjese e grupit te Shullazit, si e provoni kete gje?!!
Te gjitha keto akuza dhe balte e hedhur ndaj Lear Kurtit, per te sterrosur te kaluaren e tij dhe per te justifikuar pergjegjesine e pushtetit, u bene publikisht pa shkuar ende ne banese, arkivoli me trupin e viktimes…
Po nisemi nga e kunderta. Ta zeme se Lear Kurti, i kishte mbi shpine te gjitha keto akuza, a e justifikon kjo humbjen e jetes se tij, ne ate menyre???!!!
Hej, “baballare te gazetarise se pavarur” dhe gardiane te “pafajesise” se pushtetit, merreni me qete, mos u dekonspironi kaq shpejt…
Eshte me mire te akuzosh pushtetin pa dekonspiruar burimet, apo te fajesosh viktimat e pushtetit, pa asnje fakt dhe prove???!!!!
Prandaj, heren tjeter, kur te jepni leksione “profesionalizmi” dhe “morali gazetaresk”, zamet e keni, shikojeni veten para pasqyres….
P.S…Ky lajm u publikua vetem pak ore, pasi Lear Kurti kishte dhene shpirt, kur nuk kishte dale as ekspertiza e mjeksise ligjore dhe policia gjyqesore, nuk kishte marre ende ne pyetje, te gjithe deshmitaret okulare ne vendin e krimit!!!!