Katër jetë të humbura, është deri më tani bilanci i përplasjeve të forta në godinën Capitol Hill në Uashington. Duket se 6 janari është kthyer në një tragjedi në SHBA teksa Policia ka reaguar shpejt duke arrestuar plot 52 persona.
Një prej viktimave është gruaja që u qëllua nga Policia, kurse 3 të tjerë ndërruan jetë pas përplasjeve, teksa po u jepej ndihma mjekësore. Gruaja, sipas mediave amerikane, është Ashli Babbitt, veterane e Forcave Ajrore të SHBA dhe një mbështetëse e Trump.
Babbitt u qëllua brenda godinës Capitol rreth orës 15:00 dhe u dërgua në spital e pajetë.
Ditën e djeshme në një përpjekje të dhunshme mbështetësit pro Trump hynë në godinën Capitol Hill dhe bllokuan mbledhjen e Kongresit që po debatonte për certifikimin e rezultatit zgjedhor.