(foto ilustrim) Nga ora 08.00 e ditës së sotme, reparti i MZSH Shkodër është përballur me katër vatra zjarri në zona të ndryshme të qytetit dhe në Njësinë Administrative Velipojë.
– Një mjet dhe tre efektivë ndërhynë në Luarzë të Velipojës, ku ishin marrë zjarr shkurret.
-Vatra tjetër ishte në afërsi të Varrezave të Dëshmorëve, ku edhe aty ndërhynë një mjet zjarrëfikës dhe tre efektivë.
– Në Bahçallëk, ngjitur me xhanminë, një mjet zjarrëfikës dhe tre efektivë neutralizuan zjarrin në shkurre.
– Një mjet zjarrëfikës dhe tre efektivë bënë të mundur edhe shuarjen e zjarrit të rënë në zonën e ish- Fermentimit, edhe aty në një zonë me shkurre.
Bashkia Shkodër i bën thirrje banorëve që të jenë të kujdesshëm, temperaturat e larta favorizojnë zjarret dhe mënyra më e mirë është parandalimi i vatrave të zjarrit. Reparti MZSH Shkodër dhe strukturat e Bashkisë Shkodër janë në gatishmëri të plotë për të parandaluar çdo vatër zjarri në territor. Bashkëpunimi me banorët është shumë i rëndësishëm edhe në këtë proces.