Mbrëmjen e sotme, i ftuar në një studio televizive, mjeku i njohur Pëllumb Pipero, deklaroi se nuk ka qenë as në Itali dhe as në Turqi. I infektuar pak ditë pasi bëri dozën e parë të vaksinës antiCovid, në media u deklarua se Pipero ishte jashtë vendit për kurim, pas rikthimit të infeksionit.
Ndërkohë, në një publikim në rrjete sociale, Pipero deklaroi se kishte qenë në Razëm për të rimarrë veten për tu rikthyer në punë këtë të hënë. Ndërkohë, aktivisti i njohur Genc Sejko, duket se e ka nxjerrë blof Piperon. Me një postim në rrjete sociale, Sejko ka dhënë edhe detaje. Kështu, ai ka publikuar edhe numrat e fluturimit të Piperos drejt Italisë.
“Pipero! Perveç se je servil i pushtetit je edhe gënjeshtar. Ke fluturuar me Air Albania
05/02/2021 dalje Milano Nr i fluturimit (ZB203)
10/02/2021 hyrje Bergamo Nr i fluturimit (ZB208)
Në Itali nuk ke shkuar se ishte i sëmurë rëndë. Në Itali ke shkuar sepse je frikacak. Nuk je vetëm. Kështu e duan këtë botë të gjithë ata që kanë përfituar padrejtësisht prej saj.”, shkruan Sejko, duke publikuar edhe një meme me personazh pikërisht Piperon. /ShkodraWeb Media/