Avokati Jordan Daci pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese ka deklaruar se dështoi me sukses tentativa e paligjshme politike për të penguar gjykimin e padisë për zgjedhjet e 30 qershorit.
Daci thotë se Gjykata Kushtetuese tashmë funksionon dhe ky është lajmi i mirë dhe beson se tashmë meqenëse çështja do i shkojë për opinion ‘Venecias’ nuk do të ketë asnjë devijim.
Ai beson se do të pranohet kërkesa e Shoqatës së Bashkive, të cilën e përfaqëson si avokat mbrojtës në këtë çështje.
”Lajmi mirë është që gjykata kushtetuese funksionon, çdo tentativë e paligjshme, politike dështoi me sukses për të penguar gjykimin e kësaj çështje. Gjykimi u zhvillua. Është në të drejtë të Gjykatës ti drejtohet Venecias.
Besojmë se nuk do të ketë asnjë devijim, por në favor të pranimit të kërkesës sonë. Edhe debati tregoi se sa qesharakë bëhen përfaqësuesit e institucioneve tona se shiko se unë nukë shprehem për mendimin e institucioneve të mëparshme, apo nuk e di kur është bërë kërkesa. Ata tallen me të drejtat e qytetarëve të Shqipërisë, merita e Shoqatës është që e ngriti në nivel kushtetues dhe ne kemi besim se do e pranojë Gjykata kërkesën tonë.”- tha Daci.