Numri i jetëve të humbura në radhën e të moshuarve nga korona virusi në Suedi është një ‘dështim i madh’, tha ambasadori i këtij vendi në SHBA. Karin Ulrika Olofsdotter tha se 90 përqind e atyre që ndërruan jetë në Suedi ishin mbi 70 vjeç, që do të thotë se rreth 2.700 njerëz të moshuar kanë humbur jetën nga virusi.
Suedia ka ndaluar vizitat në shtëpitë e përkujdesjes në një nga kufizimet e saj të pakta pasi vendosi kundër një bllokimi në shkallë të plotë, por virologu i lartë i Suedisë Anders Tegnell më parë ka pranuar se duhej bërë më shumë për të mbrojtur të moshuarit.
Numri i përgjithshëm i jetëve të humbura kaloi 3,000 sot – një moment historik që Tegnell e kishte quajtur një “numër jashtëzakonisht të madh” kur paralajmëroi vendin.
99 jetë të tjera të shuara u shtuan sot në numrin e të dhënave, ndërsa 705 raste të reja u regjistruan.
Ambasadori në Uashington u pyet në lidhje me strategjinë e Suedisë mbrëmë.
Duke përshkruar kufizimet e pakta që Suedia ka vendosur, ajo tha: ‘Ne i mëshojmë distancimit shoqëror, njerëzit më të vjetër se 70 vjeç duhet të qëndrojnë në shtëpi. Tani është e ndaluar të vizitosh njerëz në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, dhe kjo është aty ku fatkeqësisht kemi parë humbjen më të madhe të jetës tek njerëzit e moshuar”.
“90 përqind e 3,000 personave që kanë vde kur në Suedi kanë qenë më të vjetër se 70 vjeç, kjo është sigurisht një dështim i madh që kemi dhe është diçka për të cilën po punojmë.”