Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kryetar i Bashkisë Shkodër: Ardian Cerga mbetet ikonë e kinematografisë, por i veçantë na erdhi edhe si shkrimtar.
Romani “Kohë dashurish të harruara” që prezantoi në bibliotekën “Marin Barleti” shpalos historitë e një kohe që brezi ynë nuk mundet e as nuk duhet t’i harrojë.
Historia e djaloshit të ri dhe të talentuar që sistemi i asaj kohe i ndërpret të ardhmen si aktor duke e dërguar në provincë, është një rrëfim që më shumë se askush duhet ta lexojnë dhe ta dijnë brezat e ri.
Kemi nevojë që ajo periudhë e errët e Shqipërisë komuniste të dokumentohet ashtu siç ishte, me të vërtetat e saj të errëta dhe plot vuajtje për kombin tonë. Mirënjohës Ardianit që na e solli këtë rrëfim përmes romanit të tij!