Presidenti Bajram Begaj ka kthyer sot për rishqyrtim në Kuvend “Ligjin për dekoratat”.
Në njoftimin e presidencës bëhet me dije se një veprim i tillë është marrë pasi dhënia e dekoratave dhe procesi i vlerësimit për dhënien e tyre është kompetencë vetëm e Presidentit.
Në njoftim sqarohet gjithashtu se relacioni i dorëzuar nga Kuvendi për këtë ligj, çon në kufizimin e kompetencës kushtetuese të Kreut të Shtetit.
“Kemi një ngushtim të kompetencës kushtetuese të Presidentit për dhënien e dekoratave nëse analizojmë me kujdes përmbajtjen e neneve të projektligjit “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë””, sqaron Presidenca.