Fastivali “Zambaku i Prizrenit” uli siparin e edicionit të 31- të mbrëmjen e sotme. Nga 16 këngë pjesëmarrëse në këtë festival të mi=uzikës së lehtë tradicionale, ka “rrëmbyer” një trofe edhe këngëtari tashmë i mirënjohur shkodran Laorjan Ejlli.
Juria e festivalin e përbërë nga David Tukiçi – Prof. Kompozitor/Dirigjent (kryetar i jurisë), Mentor Zajmi – Prof. Klarinetist (anëtar) dhe Edon Ramadani – Prof. Dirigjent (anëtar), ka vlerësuar Ejllin me çmimin e dytë të këtij festivali prestixhoz për Kosovën e më tej.
Festivali i këngës së lehtë “Zambaku i Prizrenit” është themeluar në vitin 1986 nga institucionet kulturore të Kosovës, si ngjarje e vetme kulturore e zhanrit të muzikës qytetare, si baladat, shansonet e serenatat.
Gjatë viteve të 90-a, me shkatërrimin e institucioneve kulturore dhe produksionit muzikor të RTP-së, përgjegjësinë për ruajtjen e traditës e merr SHKA “Agimi”, e cila arrin që këtë festival ta bart në vitet e pasluftës, prej kur komuna e Prizrenit merr përsipër menaxhimin e tij.
Festivali i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit” mbahet për çdo vit në fund të qershorit/fillim të korrikut, dhe në të interpretohen këngë në gjuhën shqipe, turke e boshnjake.
Zambaku i Prizrenit përveç karakterit reprezentativ, çdo vit është shquar edhe me kultivimin e artistëve dhe këngëve të reja të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në repertoarin e muzikës qytetare, duke afirmuar personalitete të njohura të muzikës si këngëtarë, kompozitorë, poetë, instrumentistë etj, të cilët i kanë begatuar vlerat e mirëfillta muzikore të vendit tonë.
Një vit më parë, këngëtari Laorjan Ejlli fitoi edhe çmimin e parë në Festivalin “Luleborë” në Shkodër me këngën me tekst të Xhahid Bushatit dhe muzikë të Zef Çobës “Si atëherë të them të dua”.
MUND TË LEXONI EDHE: FOTO/ Festivali i Këngës Qytetare “Luleborë” rikthen në Shkodër motrat Rita dhe Juli Ndoci…