Volegushi 9- vjecar qe humbi jeten duke u mbytur ne lumin Gjader, eshte vellai i vogel i nje kengetareje mjaft te njohur ne zonen e Shkodres por edhe me gjere, ne Veri. Behet fjale per kengetaren Elizabeta Marku, e cila ka gezuar me zerin e saj mjaft ambjente familjare ne dasma, fejesa apo edhe permes klipeve te transmetuara nga televizionet muzikore. Elizabeta eshte motra e madhe e 9- vjecarit nga ana e babait. Edhe pse nena e vogelushit tentoi ta shpetonte te miturin, nuk ja ka dale. Mesohet se kengetarja ka qene larg ambjenteve ku eshte konsumuar ngjarja tragjike. ShkodraWeb i shpreh ngushellimet me te sinqerta kengetares se njohur por edhe familjareve per kete humbje te rende.