Këngëtarja Alma Bektashi është një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare. Jetën e saj private këngëtarja nga Kosova e ka mbajtur gjithmonë larg syrit të mendiave dhe publikut.
Për familjen e aj, Alma ka folur shumë rrallë. Martesa e saj ka qenë dikur mjaft e komentuar për faktin se bashkëshorti i saj, Sokol Stafa, vendosi që të linte vendlindjen e tij Tiranën, për të jetuar në Prishtinë.
Mirëpo, duket se çifti i kanë dhënë fund martesës së tyre 25-vjeçare. Burime për Panorama Plus bëjnë me dije se Sokoli e ka tradhtuar këngëtaren. Ai ka krijuar një lidhje dashurie me një psikologe 20 vjet më të re.
Kanë qenë miqtë e përbashkët që janë habitur kur kanë parë “Instagramin” e psikologes me foto ku i deklaron publikisht dashurinë burrit të Almës, ndërkohë që ata janë ende të martuar.
Burime të sigurta për “Panorama Plus” kanë treguar se dhe vetë Alma është njohur me këtë aferë dyvjeçare të burrit të saj, nga kjo mënyrë e daljes hapur në rrjetet sociale të psikologes, me të cilën flitet se kanë dy vjet që shoqërohen.
Nuk dihet se ku është njohur ai me psikologen, ndërkohë që artistja Bektashi ka nisur procedurat e divorcit me përgatitjen e padisë për prishjen e martesës, lëvizje që po i bën larg vëmendjes mediatike.
Pjesë e “The Voice of Albania” për pesë vite. Alma tashmë punon si pedagoge në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku jep leksione për teknikë zëri, këndim jazz dhe musical. Me bashkëshortin u njoh në Tiranë në kulmin e saj si artiste, në kohën kur kishte fituar çmimin “Intepretimi më i mirë” i Festivalit të Këngës në vitin 1995.
Ndërkohë në profilin e “Instagram”-it të Almës, vihet re se ajo nuk ka më asnjë fotografi me bashkëshortin. Dyshja janë prindër të dy fëmijëve, një vajze të quajtur Anisa dhe djalit më të vogël Orest.