Një lajm i bukur vjen nga këngëtarja Barbana Dini, motra e të ndjerit, Ergi Dini.
Artistja e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është bërë nënë.
Lajmin e bukur e ka ndarë në Instagam dhe vajzës ka zgjedhur t’i vendosë emrin e të vëllait.
“Më 15 shtator mes emocioneve të papërshkrueshme, erdhi në jetë mrekullia jonë Ergola Ergi Parubi! Erdhe si bekim për t’i dhënë jetës tonë motiv, ngjyra, jetë e dashuri të pakufi! Bija ime, je kryevepra ime! Jam e bindur që këtë emër që babi yt zgjodhi për ty do ta mbash me shumë dashuri e krenari! Faleminderit Zot”, shkruan këngëtarja.