Mijëra njerëz në mbarë botën janë alarmuar mbrëmjen e sotme, kur “Facebook”, nuk ka punuar dhe nuk ka lejuar të ngarkojë asnjë material. Përdoruesit e rrjetit social kanë deklaruar, se kur ata përpiqeshin të ngarkonin shfaqej një mesazh “asnjë postim për të treguar”.
Shumë përdorues raportuan se faqja po shfaqte një mesazh gabimi duke thënë “asnjë postim për të treguar” kur ata u përpoqën të ngarkonin në profil. Kjo është hera e dytë brenda disa ditëve që platforma e medias sociale ka kaluar vështirësi teknike. Disa përdorues ishin në gjendje për të hyrë, por website Down Detector, i cili lexon ankesat e përdoruesve tha se pati probleme rreth orës 20:00.
Shkaku i rënies së “Facebook” është i paqartë por duket se kemi të bëjmë me një problem teknik. Përafërsisht gjysma e përdoruesve që raportuan probleme tek Down Detector thanë se kishin përjetuar një ndërprerje të plotë të faqes, por të tjerët raportuan gabime (error) si shfaqje e postimeve të vjetra ose iu kërkua të shtonin miq. Shumë shkruan në Twitter për të shprehur zhgënjimin e tyre nën hashtagun #Facebookdown. Ende nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga “Facebook”, nëse ky ka qenë një sulm apo një problem teknik.