Forcat e ushtrisë nisen drejt Shkodër për të dhënë ndihmën në gjetjen e tre trupave, të nënës me dy fëmijëve, të cilët thuhet se janë mbytur në ujërat e Bunës pas dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti i viktimës. Lajmi konfirmohet nga burime nga ministria e Mbrojtjes.
FA i është përgjigjur Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, e cila i ka bërë një kërkesë zyrtare Forcave të Armatosura që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetje e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj. Mësohet se një njësi speciale e FA do të ndihmojë në kërkimet për gjetjen e trupave.